“Çfarë po pret, kalë?”, mamaja 30-vjeçare rrëfen sesi bullizmi e çon në prag të depresionit

“Çfarë po pret, kalë?”, mamaja 30-vjeçare rrëfen sesi bullizmi e çon në prag të depresionit

Shtatzënia është një nga etapat më të rëndësishme në jetën e një gruaje, një periudhë e re ku përveç ndryshimeve fizike përjeton edhe luhatje të forta emocionale. Megjithatë jo çdo grua është e përgatitur për to, sidomos nëse mendon se shumë shpejt do të kesh në krahët e tu një qenie e cila varet plotësisht nga ty. Megjithatë ky nuk është rasti i Elisha Bakes. Gruaja 30-vjeçare nga Melbourne ishte bërë mama edhe më parë, ndaj e dinte shumë mirë se çfarë e priste me fëmijën e dytë, ndonëse nuk e kishte llogaritur që në rrjete sociale do të përballej me sulme të shëmtuara bullizmi.

Mamaja australiane, e cila numëron mbi 37 mijë ndjekës në Instagram, vendosi që të ndante hap pas hapi rrugëtimin e saj të ri 9-mujor: që nga testi pozitiv i shtatzënisë deri tek imazhet pak para lindjes. Por përmasat e mëdha të barkut u bënë shkak që ajo të bëhej viktimë e bullizmit nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe gra.

”Mos vallë po pret një kalë?”, ”Ky është barku më i shëmtuar ndonjëherë, me siguri ka diçka që nuk shkon me fëmijën tënd.”, ”Kjo është e frikshme, duket se aty brenda po rritet një krokodil” etj ishin fjalitë e vazhdueshme me të cilat Elisha duhet të përballej çdo ditë. Dhe nëse në rrjete sociale ke mundësinë të fshish komentet dashakeqe, për fat të keq nuk mund të pengosh njerëzit të vjedhin fotografitë e tua dhe t’i keqpërdorin ato. Elisha u bë shumë shpejt objekt memesh tallëse, aq sa bullizimi e çoi në prag të depresionit. ”Ishte e tmerrshme. Kisha luhatje të forta emocionale, aq sa nuk duroja dot më as veten time. Fshiva gjithçka, por fotografia ime shfaqej kudo dhe nuk mund ta ndaloja atë që po ndodhte. Fillova të mos ushqehesha  rregullisht dhe të shfaqja problemet e para me presionin e lartë të gjakut. Isha prag depresionit dhe m’u deshën 4 muaj tek psikiatri dhe psikologu që të merrja veten.”-rrëfen ajo.

30-vjeçarja Bakes ka ndarë historinë e saj për të gjitha ato vajza dhe gra që çdo tallen, fyhen dhe përndiqen sistematikisht për shkak të pamjes së jashtme.

Shpërndaje në: