Çfarë po ndodhi me Dani Alves: Transferohet në një burg me siguri më të lartë

Çfarë po ndodhi me Dani Alves: Transferohet në një burg me siguri më të lartë

Dani Alves është larguar nga burgu i Brians 1 të hënën, ku ka hyrë të premten dhe është transferuar në Brians 2. Ky vendim raportohet se është marr për shkak të sigurisë së brazilianit.

Anësori u arrestua për një sulm të dyshuar seksual ndaj një gruaje të re natën e 30 dhjetorit në një klub nate në Barcelonë.

Siç raporton ‘El País’, trupi gjykues ka rënë dakord këtë mëngjes që të transferojë Dani Alvesin në burgun tjetër për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tij.

Brians 2 strehon më pak se gjysmën e të burgosurve në secilin departament. Përveç kësaj, sipas ‘ABC’, në vend që të ndajë zonën e dushit me të burgosurit e tjerë, ai do të ketë një kabinë individuale në qelinë e tij.

Kontradiktat në deklaratat e lojtarit, i cili ka ndryshuar deri në tre herë, nuk e kanë ndihmuar dhe kanë qenë shkaku i paraburgimit. Dani Alves e ka kuptuar se nuk po e trajton mirë çështjen dhe për këtë arsye tani ka vendosur të ndryshojë strategjinë e tij. Para së gjithash ai po kërkon avokatë të rinj në Barcelonë. Deri më tani, rasti ishte duke u trajtuar nga avokati i tij për çështje të vogla.

Megjithatë, lojtari tani konsideron se në një rast të këtij lloji ka nevojë për ekspertë kriminalë që janë ekspertë në këtë lloj procesi dhe për këtë arsye kërkon ndryshim. Lojtari gjithashtu ka kërkuar nga gjyqtari që të bëjë një deklaratë të re në të cilën ai jep një version përfundimtar të ngjarjeve të ndodhura në klubin e natës Sutton në Barcelonë .

Ndërkohë, vazhdojnë të dalin dëshmitë e viktimës së dyshuar në të cilat ajo rrëfen se çfarë ka ndodhur në dhomën private të diskotekës në fjalë. “Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë,” tha ajo sipas ‘La Vanguardia’ . Ajo siguroi gjithashtu se nuk e dinte që pas derës në të cilën e çonte lojtari kishte një banjë: “Mendova se ishte një dhomë tjetër VIP”.

Shpërndaje në: