Çfarë po ndodh me Milanin e madh – Sassuolo e deklason me shumë gola
Nuk ka këndellje për kampionin e Italisë.
Milan ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A, këtë herë duke u mposhtur nga Sassuolo me rezultat 2:5 në shtëpi.
Defrel dhe Fratessi realizuan në minutat 19 dhe 21, para se Giroud të ngushtonte epërsinë tre minuta më pas.
Berardi riktheu epërsinë e dy golave kur realizoi në minutën e 30-të.
Lauriente shënoi për 1:4 në minutën e 47-të, e që ishte goli i nokautit për kuqezinjtë.
Më pas Matheus Henrique shënoi për 1:5, para se Origi të ngushtonte epërsinë në 2:5 në minutën e 81-të.
Kësisoj, Milan mbetet në kuotën e 38 pikëve në vendin e katërt, kurse Sassuolo ngjitet në kuotën e 20 pikëve në pozitën e 16-të.