Çfarë po ndodh? Kjo është kërkesa e çuditshme e tifozëve të PSG-së për presidentin Al-Khelaifi
Skuadra e Paris SG tashmë dhe zyrtarisht është eliminuar nga Liga e Kampionëve javën që shkoi.
Në takimin ndaj Realit, parisienët nuk ia dolën të vazhdojnë tutje, pasi u mundën me rezultat final në 3:1, në një duel ky “hat-trick” shënoi, Karim Benzema, shkruan Periskopi.
Por, pas këtij eliminimi, tifozët ultras të PSG-së po kërkojnë me vendim të menjëhershëm dorëheqjen e presidentit aktual Nasser Al-Khelaifi nga klubi.
Grupi ultras lëshoi një deklaratë si një letër të hapur për klubin të shtunën, ku thuhej:
“Zhgënjimi i papranueshëm dhe i pashmangshëm që kishim frikë dhe parashikuam fatkeqësisht është realizuar.
Si mund ta keni këtë mentalitet. Si mund të keni një plan të vërtetë loje kur skuadra juaj nuk është gjë tjetër veçse një grup ‘yjesh’ që mezi komplimentojnë njëri-tjetrin?
Si mund të jetë një trajner shefi i respektuar i dhomës së zhveshjes kur ai nuk është dukshëm vendimmarrësi i vërtetë?
Si mund të rigjeneroni një skuadër kur abonentët e pafund mund të shohin me kënaqësi kontratat e tyre me paga kaq komode?
Ne nuk kemi kujtesë të shkurtër. Ne e dimë se çfarë ka bërë presidenti Nasser Al-Khelaïfi, por është e qartë se ai nuk është për këtë detyrë. Situata aktuale e klubit kërkon riorganizim të plotë në të gjitha nivelet në vijim dhe prezencën e përditshme të presidentit të tij”, thuhet në komunikatën e tyre.