Çfarë po ndodh? Aguero, Pique, Busquets e Jordi Alba janë te shtëpia e Messi

Çfarë po ndodh? Aguero, Pique, Busquets e Jordi Alba janë te shtëpia e Messi

Zyrtarisht Lionel Messi nuk është më lojtar i skuadrës së Barcelonës.

Pas 18 viteve karrierë me skuadrën e Barcelonës, aventura e Messit në ‘Camp Nou’ duket se do të përfundojë.

Megjithatë, në kohën kur po flitet për kalimin e mundshëm të argjentinasit te PSG, shokët e skuadrës së tij te Barcelona i kanë shkuar në vizitë.

Sipas raportimeve të ‘Cope’, Kun Aguero, Ibai Llanos, Gerard Pique, Shakira, Sergio Busquets e Jordi Alba janë aktualisht në shtëpinë e Leo Messit, transmeton Periskopi.

Nuk dihet se cili është motivi që i ka shtyrë lojtarët të shkojnë te shtëpia e ish kapitenit të tyre. Ndoshta ata janë vetëm për përshëndetje, ose po diskutohet ndonjë opsion tjetër. Gjithsesi, mësohet se ata janë duke darkuar.

Lionel Messi do të paraqitet nesër në një konferencë për shtyp nga stadiumi i ‘Camp Nou’. Aty do të mësojmë gjithçka. /Periskopi/

Shpërndaje në: