Çfarë përmbante lista speciale e Ronaldos që i’u dorëzua Al Nassr?

Çfarë përmbante lista speciale e Ronaldos që i’u dorëzua Al Nassr?

Cristiano Ronaldo i dorëzoi zyrtarëve të Al Nassr një listë speciale pas mbërritjes së tij në klub.

Pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United, Ronaldo është transferuar në Arabinë Saudite për një aventurë të re, ku fiton 173 milionë funte në sezon, shkruan Periskopi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri debutimin e tij në Al Nassr si kapiten në një fitore 1-0 ndaj Ettifaq të dielën dhe tashmë Ronaldo ka filluar të amientohet atje.

Dhe një raport i ri nga ESPN thotë se Ronaldo bëri pikërisht këtë që nga momenti kur hodhi stilolapsin në letër dhe mbërriti në Riad.

Transferimi i Ronaldos në Lindjen e Mesme nuk ka të bëjë vetëm me paraqitjet e tij në fushë, ai është sjellë për rritjen e futbollit në Arabinë Saudite.

Pas nënshkrimit, CR7 u dha drejtuesve të Al Nassr një listë me praktikat më të mira dhe u tregoi mbi përmirësimet që ai mendon se duhen bërë.

Ata brenda klubit tani po punojnë për të bërë ato rregullime të sugjeruara në një përpjekje për t’u bërë një forcë kryesore në futbollin aziatik.

37-vjeçari është i njohur për kërkimin e më të mirës dhe ishte veçanërisht kritik ndaj ambienteve të vjetra në United kur u kthye për herë të dytë.

Shpërndaje në: