Çfarë përgatit Vuçiq nesër- Një plan për trazira apo përfitime?
Shkruan: Shenoll Muharremi
Çfarë Përgatit Vuçiq Nesër: Një Plan për Trazira apo Përfitime?
Mesiguri jo dicka mirë. Ky adresim është paralajmëruar më herët, kështu që edhe vet ai mund të ketë dyshime se çfarë diskursi e pozicione të ndërmerr.
Kjo ka qenë një periudhë e ngjeshur rreth temës ku kemi pasur edhe vizita të larta në Beograd. Inteligjenca Amerikane, Ruse dhe e Britanisë ishin aktive në takimet më të larta.
Gjithashtu edhe përfaqësues të lartë displomatik të BE, SHBA dhe Rusisë. Pretendimi i mediave në Serbi që Beogradi nesër do të shpallë një pjesë të Kosovës të okupuar janë të ekzagjeruara.
Cila mund të jetë strategjia e Vuçiqit nesër?
1. Qëllimi kryesor i tij është të krijoj një pozicion të fortë për konsum të brendshëm. Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës kanë ndërmarrë veprime serioze për shtrirje të ligjshmërisë në veri të Kosovës. Kjo mesiguri që e ka goditur dhe ‘lëndruar’ jashtë mase pushtetin në Serbi. Pozicioni dhe përkrahja për establishmentin atje mund të lëvizet dhe të ketë rënie e bie nga këto veprime, andaj Vuçiq si interes të parë e ka të reagoj fuqishëm që në opinion të brendshëm të mbetet si njeri i fortë..
2. Mirëmbajta e krizës së sigurisë në veri dhe Kosovë. Ky është qëllimi i dytë. Kur dje Kurti eci në këmbë në veri aty kishte një normalitet, nuk kishte kriza sigurie. Gjithashtu edhe mbyllja e zyrave të Serbisë dhe hapja e bizneseve të reja ka ndryshuar gjendjen në terren dukshëm. Kjo nuk është në inters të Vuçiqit, pra normaliteti dhe sundimi i ligjit. Ai do të mundohet nesër të kërcënoj asisoji që e lëndon normalizimin aktual dhe tenton të kthej një gjendje të dhunës, protestave dhe destabilitetit.
3. Frikë, pasiguri dhe dyshime (FPD)! Kjo padyshim do të jetë rezultati kryesor i fjalimit të tij nesër. Pasiqë ai të përfundoj fjalimin, në veri të Kosovës, në Ballkan, do të ketë më shumë FPD. Kjo është gjithashtu në harmoni me aleatin e tij në Moskën e cila është shumë e intersuar të mirëmbajë kriza jashtë Ukrainës me qëllim që të shpërqëndroj Perendimin nga Europa Lindore.
4. Goditja ndaj Kurtit. Ky padyshim që është në qendrën emocionale dhe psiqike të Aleksandar Vuçiq. Ai e urrenë Kurtin dhe do të bëjë gjithcka e mundshme që ta lëndoj atë në zgjedhjet e ardhshme. Master Plani i Vuçiq si pikë të parë e ka largimin e Albin Kurtit nga pozita, qeveria dhe nga dialogut. Pozicioni i Vuçiq në dialog të Brukselit me veprimet e fundit të Kurtit është zbehur. Kur Beogradi nuk ka ndikim në veri, ai nuk ka ndikim në dialog. Kjo është një problem shumë më i madh sesa që shifet. Sidomos në kohën kur kemi ndryshime të mëdha në Bruksel dhe kur duhet të bëhet një rishikim i strategjisë së dialogut, kjo fiton në rëndësi.
5. Benefitet nga Perndimi. Zakonisht Vuçiq krijon probleme artificiale që pastaj ti zgjidhë ato për ndonjë benefit nga Perendimi. Këto benefite mund të jenë të ndyshme, përfshi rreth përkrahjes së tij në politikë të brendshme në Serbi. Për avancim të Serbisë në negociatat për anëtarësim në BE… apo edhe në projekte madhore nga Procesi i Berlinit apo blerje të avionëve nga Franca, investime shtesë nga Gjermania.. Vuçiq nesër mund të krijoj një problem të ri artificial të sigurisë që pastaj të vijnë dhe ta lusin të e ndaloj më të keqën. E ai pastaj bëhet ai ‘politikani i mirë i Ballkanit’.
…..
Këto pak a shumë mund të përbëjnë strategjinë dhe qëllimet e Vuçiq dhe Beogradit zyrtar nesër kur adreson sitauatën në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, asnjëri nga këto probleme nuk ka të bëjë me jetën e serbëve të Kosovës që Beogradi po i përdorë dhe sakrifikon vazhdimisht, sikurse ishte rasti me bllokada këtë javë që vetëm komunitet lokal i bënë telashe.
Strategjia dipolomatike e Serbisë edhe me Perendimin, edhe me Rusinë edhe me Kinën e pjesën tjetër të botës ka dhënë rezultate të mira për ta deri më tani.
Mesiguri edhe ky veprim nesër mund të sjellë ndonjë dobi për Vuçiqit dhe Serbinë periudhën e ardhshme, por ajo nuk do të jetë aspak në lidhje me serbët lokal në Kosovë apo edhe dialogun në Bruksel ku Beogradit po i humbë shkëndija dhe situata në terren po ndryshohet në dobi të Prishtinës, ligjshmërisë dhe normalitetit.