Çfarë përfshin propozimi anglo-francez i një muaji armëpushim Rusi-Ukrainë

Çfarë përfshin propozimi anglo-francez i një muaji armëpushim Rusi-Ukrainë

Prej së dielës (2 mars), në qarqet diplomatike evropiane po diskutohet plani i armëpushimit që presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, propozuan për luftën Rusi-Ukrainë.

Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Macron ndërsa ndau detaje, tha se një armëpushim i tillë fillimisht nuk do të mbulonte luftime tokësore, por do të ishte “në ajër dhe në det”.

Megjithatë, ai pranon se do të ishte shumë e vështirë të verifikohej nëse armëpushimi po respektohej në një vijë kaq të gjerë fronti. Lideri francez gjithashtu sugjeron se paqeruajtësit mund të vendosen në një moment të mëvonshëm, por shton: “Nuk do të ketë trupa europiane në tokën ukrainase në javët e ardhshme.”

Ai gjithashtu sugjeron që vendet europiane duhet të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen në një nivel midis 3.0 dhe 3.5 përqind të PBB-së, për t’iu përgjigjur ndryshimit të prioriteteve të Uashingtonit dhe militarizimit të Rusisë.

Por cilat janë 4 shtyllat kryesore të planit?

1 -Vazhdim i ndihmës ushtarake dhe vazhdim për rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë.

2– Çdo ritëm i qëndrueshëm duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë në tryezë për bisedimet e paqes.

3– Në rast të një marrëveshjeje paqeje, u dakordësua për rritur të aftësive mbrojtëse të Ukrainës për të penguar çdo pushtim të ardhshëm

4– U dakordësua për të shkuar më tej për të zhvilluar një “koalicion të të vullnetshmëve” për të mbrojtur marrëveshjen për Ukrainë dhe për të garantuar paqen.

Ndërkaq Starmer nuk deklaroi se cilat vende ranë dakord të bashkoheshin me koalicionin, por tha se ata që janë angazhuar do të intensifikojnë planifikimin me urgjencë.

Kryeministri britanik njoftoi një marrëveshje të re e cila do t’i lejojë Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë £ të financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.

Kryeministri tha se masa do të krijojë vende pune në sektorin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dhe do të jetë gjithashtu “jetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe forcimin e Ukrainës”.

Ai tha se thirrja ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e armatimeve për mbrojtjen e Evropës dhe Ukrainës nuk ishte shenjë mosbesimi ndaj Shteteve të Bashkuara./si/

Shpërndaje në: