Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me fytyrën tuaj, nëse nuk doni të plakeni para kohe
Fillimi i një rutine bukurie kundër plakjes në të tridhjetat tuaja është një ide e mirë, pasi mënyra më mirë për të luftuar rrudhat është t’i parandaloni ato.
Sidoqoftë, gabime të caktuara në rutinë, mund ta përkeqësojnë lëkurën dhe të bëhen faktorë kryesorë në shfaqjen e rrudhave.
Specifikisht, larja e tepërt e fytyrës mund të jetë një nga gabimet më të thjeshta për t’u bërë dhe është pikërisht ajo që duhet të ndaloni së bëri, nëse doni një lëkurë më të freskët dhe rinore.
Edhe pse larja e fytyrës është një pjesë e rëndësishme e rutinës për një lëkurë të shëndetshme, nëse e teproni, dëmet mund të jenë të mëdha.
Dermatologu Rachel Nazarians shpjegon se si larja e tepërt mund të dëmtojë lëkurën tuaj:
“Shumica kanë tendencë të përdorin sapunë të ashpër që të heqin vajrat natyralë nga trupi i tyre dhe kështu prishin pH ideal të lëkurës së tyre. Larja e tepërt e fytyrës mund të bëjë që lëkura të thahet e të plasaritet, duke bërë që të jetë e prirur ndaj infeksioneve dhe inflamacioneve të ndryshme, si ekzema. Mund të nxjerrë në pah shenja të plakjes, si rrudhat dhe vijat e para të fytyrës.”
Larja e tepërt, jo vetëm që e bën lëkurën të thatë e të irrituar, por në mënyrë paradoksale bën që lëkura të prodhojë edhe më shumë vaj se më parë. Kjo rrit edhe mundësitë për shfaqjen e akneve.
Sa shpesh duhet ta lani fytyrën?
Dy herë në ditë: në mëngjes dhe në mbrëmje. Ju duhen vetëm 20-30 sekonda për të pastruar fytyrën tuaj.
Larja e tepërt mund të duket si një gabim i padëmshëm, por mund të ndikojë në pamjen dhe ndjesinë e përgjithshme të lëkurës tuaj nëse nuk jeni të kujdesshëm.
ndër plakjes në të tridhjetat tuaja është një ide e mirë, pasi mënyra më mirë për të luftuar rrudhat është t’i parandaloni ato