Çfarë nuk dimë mbi efektin e koronavirusit tek femijët?
Me shtimin e numrit të të prekurve nga Covid-19, prindërit po përpiqen të mbrojnë fëmijët. Në përgjithësi, simptomat kanë qenë më të lehta te fëmijët dhe ky është një qetësim për shumë prindër.
Sidoqoftë, ka ende të panjohura për virusin, ndaj edhe kërkimet vazhdojnë ende. Ja çfarë dimë deri tani.
A mund të preken fëmijët nga koronavirusi?
Po. Mund të preken dhe janë edhe në gjendje ta transmetojnë virusin, edhe nëse nuk kanë simptoma. Kjo është një asye e rëndësishme pse fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi me prindërit dhe të ndjekin këshillat higjieno-sanitare.
Si ndikon koronavirusi te fëmijët?
Në përgjitësi, simptomat janë më të lehta te fëmijët. Ndikimet specifike variojnë në varësi të moshës si edhe problemeve të tjera shëndetësore.
Pjesa më e madhe e studimeve të bëra deri tani i referohen atyre të bëra për rastin e Kinës. Vetëm 2.4% e të gjitha rasteve në Kinë qenë nën 19 vjeç. Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi si një numër shumë të vogël. Sidoqoftë, po bëhen ende hulumtime.
Pse fëmijët janë më pak të prekur?
Nuk dihet ende. Dr. Jay C Butler, zëvendësdrejtor i sëmundjeve infektive në Qendrën e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SH.B.A, tha se ‘Fenomeni është vërtet domethënës”, por është i panjohur.
Personat mbi moshën 60 vjeç janë më të prekur nga sëmundjet. Simptomat janë më të rënda nëse pacienti vuan nga presioni i lartë i gjakut, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe probleme kronike me frymëmarrjen, sipas OBSH-së.
Fëmija im ka probleme kronike, a duhet të shqetësohem?
Problemet e frymëmarrjes si astma mund të shkaktojnë simptoma më të rëndë gjatë sëmundjeve virale, si gripi për shembull. Por nuk ka ende prova që koronavirusi mund të prekë fëmijët me astmë. Po kështu nuk ka prova që Covid-19 do të ndikojë negativisht te fëmijët që vuajnë me diabet. Megjithatë duhet të qëndroni vigjilentë