Çfarë ndodhi në fundjavë: Ndeshjet e Superligës, cilët lojtarë shënuan golat dhe ndryshimet në tabelë!
Java e 15’të në Superligën e Kosovës në futboll u karakterizua me pesë ndeshje të forta që ndryshuan edhe rënditjen e sukadrave në tabelë.
Tri ndeshje të forta u zhvilluan ditën e shtunë, kurse dy të tjera të dielën, me Dritën që aktualisht ndodhet në vendin e parë e që kishte një përballje të fortë me kampionin në fuqi të Superligës, Ballkanin, shkruan Periskopi.
Takimet e ditës së shtunë që filluan nga ora 13:00!
Ndeshjen e parë të javës që shkoi e hapi skuadra e Trepçës’89 që e mposhti në 1:0 klubin e Drenicës.
Trepça’89 me këtë fitore tenton të largohet nga zona e rrezikut, ku aktualisht ka 15’të pikë, ndërsa Drenica mbanë pa u luhatur pozitën e 5’të me 17 pikë.
Ndeshja e dytë me po të njëjtin orarë nga ora 13:00 ishte ajo ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës, takim ky që u mbyll me rezultatin final në 4:0 në të mirë të vendasve.
Dukagjini ndodhet në vendin e tetë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara e Malisheva po ashtu me 15 por që një vend më lartë.
Ndeshja e tretë ishte ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit që u mbyll me rezultatin 2:2, një takim që u përshkruan me raste të shumta.
Kryeqytetasit po luftojnë për vendin e parë në tabelë, ku tashmë kanë 23 pikë dhe ndodhen në vendin e tretë. Gjilani ka pikë të barabarta me Prishtinë pas kësaj ndeshje dhe ka zënë vendin e katër.
Takimet e ditës së dielë që filluan nga ora 13:00!
Drita ka barazuar në shtëpi me klubin e Ballkanit që po shkojnë ‘fytë me fytë’ me njëra tjetrën për kreun e tabelës.
Drita nuk arriti fitore por pranoi një barazim të vlefshëm në 2:2 me kampionin aktual.
Aktualisht ‘Intelektualët’ kanë vendin e parë me 31 pikë të ndjekur nga suharekasit që kanë paketuar 27 sosh.
Ndeshja e fundit për nga rënditja e jo nga rëndësia ishte ajo mes Llapit dhe Ferizajt.
Llapi u mposht në shtëpi nga Ferizaj, në një ndeshje me mjaft tensione.
Skuadra e Batatinës që një javë më parë kishte mposhtur Dritën në 4:1, befasoi duke lejuar Ferizajin të shënoi fitore prej 1:2.
Këto ishin pesë ndeshje e Superligës që ndryshuan edhe rënditjen tabelare.
Por kush ishin golashënuesit e këtyre takimeve, mësoni më poshtë:
Trepça’89-Drenica 1-0 [Armend Gashi 80].
Dukagjini 4-0 Malisheva [Iljasa Zulfiu 45, Oto John 64, Altin Merlaku 81, Blerind Morina 88].
Prishtina 2-2 Gjilani [Arlind Shabani 43, Albin Prapashtica 63 – Albert Dabiqaj 58, 74].
Drita 2-2 Ballkani (Besnik Krasniqi 12’, Marko Simonovski 49’ / Albin Berisha 23’, Albion Rrahmani 74’).
Llapi 1-2 Ferizaj (Bianor Neto 74’ / Dardan Qerkini 28’, Betim Haxhimusa 49’).
Gjithashtu më poshtë mund të shikoni edhe luhatjet e skuadrave në tabelë pas kësaj xhiro me befasi të shumta: