Çfarë i ndodh trurit kur mbajmë një sekret?

Çfarë i ndodh trurit kur mbajmë një sekret?

Të gjithë mbajmë sekrete, sado e pamundur të na duket, ashtu si të gjithë mund të japin fjalën që nuk do flasin për diçka dhe e bëjnë.

Por a e keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë ndodh me trurin e njeriut kur mbajmë një sekret?

Hulumtimet e reja kanë dalë në përfundimin se kjo gjë nuk i bën aspak mirë shëndetit mendor.

Një studim i botuar në PsycNET ka zbuluar se fshehja e një sekreti mund të rrisë ankthin dhe të ndikojë negativisht në sjelljet shoqërore të një personi!

Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë e 96% e njerëzve mbanin sekrete, të cilat ishin të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut.

Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës.

Shpërndaje në: