Çfarë ndodh nëse Messi nuk pranon kontratë tjetër? Përgjigje interesante nga Laporta

Çfarë ndodh nëse Messi nuk pranon kontratë tjetër? Përgjigje interesante nga Laporta

Joan Laporta po vazhdon t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, lidhur me rastin e Lionel Messit.

Lionel Messi thuhet se do të largohet nga Barcelona, pas 18 viteve karrierë aty. Sipas fjalëve të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, marrëveshje mes palëve ka, por vetëm regjistrimi nuk mund të bëhet.

Çfarë ndodh nëse Messi nuk pranon ofertë tjetër përveç asaj të Barcës?

“Duhet ta pyesni Leo Messin, jo mua”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“Ai është lojtari më i mirë në botë, kështu që do të ketë shumë propozime në tavolinën e tij. Messi pranoi ofertën tonë, por nuk mund ta regjistrojmë”, shtoi ai.

Messi thuhet të ketë pranuar kontakte nga Man City dhe PSG deri më tani. /Periskopi/

Shpërndaje në: