Çfarë ndodh nëse i lani flokët çdo ditë
Shumica mendojnë se larja e përditshme e flokëve mund të shkaktojë dëmtimin e tyre.
Folikulat e flokëve prodhojnë një lëndë natyrale të quajtur sebum, i cili mbron flokët prej agjentëve të jashtëm.
Duke i larë kaq shpesh, kjo lëndë fillon të zhduket duke i bërë flokët tuaj të brishtë.
Prania e sulfatit në larjen e shpeshtë të flokëve i bën ato më të thata e më të dobëta edhe në krehje.
Substancat hidratuese të shamponit mund të pengojnë rritjen e folikulave dhe bllokojnë oksigjenin në rrënjën e flokëve, duke ngadalësuar rritjen e tyre në rast se e teproni me larjen e tyre të përditshme.