Çfarë ndodh nëse hamë këto ushqime

Çfarë ndodh nëse hamë këto ushqime

Shpesh e gjejmë veten duke konsumuar ushqime të shpejta, kur në fakt ekzistojnë ushqime të cilat përmbajnë sasi të mëdha uji dhe hidratojnë lëkurën dhe organizmin.

E sidomos tashmë që po afron vera, nuk duhet t‘i ndani nga regjimi juaj ushqimor.

Kunguj

100 gramë kunguj të vegjël përmbajnë 142 ml ujë. Mund të konsumohen të pjekur në zgarë, me avull dhe të mbushur.

Portokallet

Përveç se përmbajnë vitamina të shumta, në 100 gramë portokall gjendet 122 ml ujë.

Patatet

Edhe patatja është një ushqim që nuk duhet të mungojë në tavolinat tuaja. Përmban 118 ml ujë në 100 gramë, si dhe është e pasur me potas dhe vitaminë C.

Molla dhe dardha- Në 100 gramë gjendet 115 ml ujë si dhe kanë një sërë vitaminash.

Domatet

Domatet janë ndër produktet më të përdorura në dietën mesdhetare. Përmbajnë vitamina, minerale, fibra dhe 109 ml ujë, shkruan noa.al.

Trangujt

Është një prej ushqimeve më të konsumuar, pasi përmban shumë pak kalori. Në 100 gramë trangull gjenden 100 ml ujë, i cili ndihmon për të pasur një trup të hidratuar.

Pjepri

Edhe pjepri është një fryt shumë i mirë për t’u konsumuar në verë. Përmban 94 ml ujë në 100 gramë, më shumë se shalqini i cili ka vetëm 92 ml për të njëjtën sasi.

Çikorja

Çikorja është shumë e mirë për të rritur përqendrimin, lufton pagjumësinë dhe ka veti të shumta tretëse. Në 100 gramë gjenden 93 ml ujë.

Shpërndaje në: