Çfarë ndodh nëse çdo mëngjes konsumoni çaj të gjelbër?

Çfarë ndodh nëse çdo mëngjes konsumoni çaj të gjelbër?

Zemër e shëndoshë

Çaji i gjelbër është i pasur me atnioksidantë të fuqishëm të cilët e zvogëlojnë shtypjen e gjakut, kurse kjo ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës. Për furnizim shtesë me vitaminë C, shtrydhni një limon në çaj dhe kështu do ta përmirësoni edhe absorbimin e antioksidantëve.

Më shumë fuqi

Studimet e bëra në minj tregojnë se ata të cilët kishin konsumuar ekstrakt na çaji i gjelbër e kanë rritur rezistencën e tyre madje për 24 %.

Trup më i mirë

Antioksidanti natyral nga çaji i gjelbër ndihmon në shkrirjen e dhjamit nga barku, i cili gjithashtu përmban edhe kafeinë, e cila i liron yndyrat  nga indi nën lëkuror dhe ndihmon djegien e tyre më të shpejtë, shkruan temina.al, transmeton Klan Kosova. Është treguar se nëse konsumoni tre filxhanë çaj brenda ditës, do të digjni 80 kalori shtesë në 24 orët vijuese.

Liron nga alergjitë

Hulumtimet japoneze tregojnë se antioksidantët nga çaji i gjelbër ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe ju mbrojnë nga lufta me shumë alergji si që janë alergjitë ndaj polenit ose pluhurit.

Kujtesë më e mirë

Hulumtimet Kanadeze të kryera në kërmij e zhytur në ujë, kanë treguar se atyre u është rritur kujtesa. Hulumtuesit besojnë se këto arritje janë të zbatueshme edhe për njerëzit.

Shpërndaje në: