Çfarë ndodh me trurin e nënës kur qan foshnja?

Çfarë ndodh me trurin e nënës kur qan foshnja?

Çfarë ndodh me nënën kur fëmija qan? A pëson ajo ndryshime në një nivel fizik? Shkenca tregon që po. Sipas hulumtimeve të fundit, kur fëmija qan, kjo ka ndikim në trurin e nënës.

Shtimi i oksitocinës, një hormon i lëshuar në doza të forta gjatë lindjes dhe laktacionit në trurin e nënës ndryshon mënyrën se si përpunohet zëri i të qarës dhe ndihmon nënën të njohë menjëherë tingujt.

Ky reagim fiziologjik i lejon nënat të zhvillojnë sjellje të shpejta dhe reagimet e duhura për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që janë duke qarë.

Ka një ndryshim në lidhje me ndjeshmërinë e një nënë dhe një babai ndaj oksitocinës. Studiuesit kanë bërë një hulumtim mes burrave dhe grave. Rezultoi se aktiviteti i trurit të grave sugjeroi një vigjilencë të menjëhershme, ndërsa aktiviteti i trurit të meshkujve nuk ndryshoi.

Shpërndaje në: