Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse zgjoheni para orës 7?
“Një që zgjohet herët merr dy pasuri” është një thënie që vlen për ata që zgjohen herët. Sipas një studimi të ri të publikuar në JAMA Psychiatry, zgjimi herët – dhe qëndrimi aktiv gjatë ditës – mund të përmirësojë gjendjen mendore, shëndetin dhe produktivitetin e përgjithshëm, veçanërisht për të moshuarit.
Pas studimit të 1,800 të rriturve mbi 65 vjeç për një javë – dhe gjurmimit të lëvizjes së tyre me orët e fitnesit dhe analizimit të pyetësorëve të tyre të lidhur me aftësinë njohëse – ekipi zbuloi se gati 38 përqind e pjesëmarrësve u zgjuan herët dhe vazhduan të lëviznin.
“Shumë të moshuar kishin modele fikse – ata ngrihen mesatarisht para shtatë të mëngjesit dhe vazhdojnë, kështu që qëndrojnë aktivë për rreth 15 orë çdo ditë. Ata gjithashtu priren të ndjekin të njëjtin model nga dita në ditë“, tha Dr. Stephen Smagula, autori kryesor i këtij studimi.
“Të njëjtët të rritur ishin më të lumtur, më pak të depresionuar dhe kishin funksione më të mira njohëse se të tjerët.”, shtoi ai. Edhe pse 32.6 për qind e pjesëmarrësve mbanin gjithashtu një rutinë të rregullt, ata ishin aktivë për 13.4 orë çdo ditë – rezultat i zgjimit më vonë ose më pak aktiv në mbrëmje.
Studiuesit vunë re se kjo i bëri ata të kishin më shumë simptoma depresive dhe rezultate më të ulëta njohëse sesa ata që zgjoheshin rreth orës shtatë. Një 29.8 përqind e fundit e vullnetarëve nuk ishin në përputhje me rutinën e tyre të përditshme, duke çuar në rënie të mëtejshme të shëndetit mendor./abcnews