Çfarë ndodh me përmasat e vaginës nëse bëni shumë shpesh seks, a ndryshon ajo?
informacioni i parë që duhet thënë është që gratë janë të ndryshme, sikurse vaginat janë të ndryshme. Vagina, por dhe penisi mund të kenë forma të ndryshme. Kjo është dhe arsyeja sepse disa gra (hetero apo biseksuale) mendojnë që një penis i madh sjell kënaqësi; ndryshe nga disa të tjera që pohojnë të kundërtën. Për këtë arsye një grua ka mundësi të pranojë oragane me përmasa më të mëdha pa asnjë lloj shqetësimi. JO sepse ka pasur më shumë raporte seksuale, por sepse e tillë është fiziologjia dhe anatomia e saj- dhe nuk ka asgjë të gabuar në këtë.
Pastaj duhet të shtoj që vagina është shumë elastike dhe mund të zgjerohet dhe shtrëngohet. Kur një grua eksitohet, vagina e saj zgjerohet, në mënyrë natyrale, për t’u përgatitur për penetrimin. Mund ta quajmë ndryshe, EVOLUCION i rracës njerëzore. Megjithatë, mbas raportit, vagina kthehet në gjendjen e mëparshme. Ajo nuk qëndron e zgjeruar apo nuk zgjerohet me kalimin e kohës apo me sasinë e raporteve seksuale!
Nuk ka asnjë prove shkencore që vërteton që një grua që ka raporte të rregullta ka një vaginë më të zgjeruar. Për të bërë një analogji, askush nga ne nuk ka frikë nga zgjerimi i gojës për shkak të ushqimit që konsumojnë ditë për ditë. Shumë pjesë të trupit të njeriut janë të ndërtura në mënyrë që të kontraktohen.
Thënë kjo një gjë tjetër që duhet sqaruar janë disa faktorë të tjerë që mund të zgjërojnë vaginën. Lindja është njëri prej tyre, por dhe mbi këtë nuk ka studime të mirëfillta. Faktori dy, është, koha. Nuk është mister që trupi i njeriut modifikohet me kalimin e viteve duke humbur elasticitet. Vagina nuk është imunë ndaj këtij proçesi, prandaj gratë më të pjekura mund të ballafaqohen me humbjen tonifikimit apo elasticitetit gjenital. Gjithsesi ka metoda për të ngadalësuar këtë proçes që janë sferat për zonën pelvike dhe ushtrimet e Kegelit.