Çfarë ndodh me Amber Heard nëse Johnny Depp fiton gjyqin?
Kush fiton gjyqin Johnny Depp vs Amber Heard mbetet në dorën e jurisë të përbërë nga shtatë gjyqtarë të cilët do të gjykojnë të gjitha dëshmitë dhe provat për të vërtetuar nëse aktorja shpifi kur shkroi esenë për Washington Post, ku e përshkroi veten si “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje.”
“Juria do të përcaktojë dëmet si për padinë ashtu edhe për kundërpadinë,” thanë për New York Post burime pranë ekipit ligjor të Heard. “Nëse juria konstaton se Amber ishte fajtore për z. Depp, ajo do të përcaktojë dëmet” dhe anasjelltas.
Aktorja e “Aquaman” – e cila dikur ishte në lidhje me Depp dhe ishte e martuar me të për 15 muaj – nuk rrezikon burgun pasi ajo nuk përballet me asnjë akuzë penale, vetëm pretendime civile.
Aktori i “Pirates of the Caribbean” ngriti padi prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Heard, duke pretenduar se ajo dëmtoi reputacionin dhe karrierën e tij kur shkroi artikullin. Ajo ka ngritur një kundërpati prej 100 milionë dollarë. Heard nuk e përmendi emrin e Johnny Depp në ese, por avokatët e tij thonë se ajo qartazi i referohej akuzave për abuzim në familje që bëri kur kërkoi divorc në vitin 2016 dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm. Depp mohon të ketë lënduar ndonjëherë fizikisht ish-gruan dhe ka pohuar se ajo ishte abuzuese në marrëdhënien e tyre.
Më 27 maj, gjykata do të vendos se kush fiton. Ekziston gjithashtu një mundësi që juria të mos bindet nga asnjëra palë dhe të përcaktojë se as Depp dhe as Heard nuk duhet t’i jepet dëmshpërblim, tha burimi i afërt me ekipin ligjor të Heard. Një zëdhënës i Depp konfirmoi: “Juria vendos për dëmet dhe po, është e mundur që të mos jepet dëmshpërblim”.
Kushdo që humb gjyqin, do të duhet të kompesojë shpenzimet e gjyqit për palën tjetër si edhe të paguajë dëmshpërblimin e përcaktuar nga gjykata.
Nëse Johnny Depp ka sukses, mund të ndodhë një “efekt ftohës” që mund t’i bëjë njerëzit që pretendojnë që kanë qenë viktima të dhunës që të hezitojnë dhe të mos flasin hapur. Ekziston mundësia që nëse Depp fiton dhe i jepet një shumë e konsiderueshme, njerëzit të mendohen dy herë para se të bëjnë deklarata të ndryshme që mund t’i vendosin para përgjegjësisë ligjore.
Por nga ana tjetër “Ne nuk duam të krijojmë një botë ku njerëzit mendojnë se mund të thonë çfarë të duan edhe nëse e dinë se nuk është e vërtetë,” vuri në dukje për New York Post Halim Dhanidina, një avokat dhe ish-gjyqtar në Kaliforni.
“Aktgjykimi do të ketë një efekt të rëndësishëm në një mënyrë ose në tjetrën, pavarësisht se cili është vendimi,” tha Dhanidina.
Sot (e hënë, 16 maj) Amber Heard do të merret në pyetje nga avokatët e Johnny Depp.