Çfarë ndodh me ju nëse nuk i lani çarçafët për çdo javë?

Çfarë ndodh me ju nëse nuk i lani çarçafët për çdo javë?

Shumica e njerëzve e adhurojnë idenë e të pasurit një shtrat të freskët, mirëpo sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët e shtratit tonë?

Ekspertja e higjienës, doktoresha Lisa Ackerley, thotë se nëse nuk i lani çarçafët tuaj për çdo javë, jeni duke e vënë veten në rrezik serioz për viruse dhe infeksione.

“Mendoni për të gjitha gjërat që i bëni në shtrat. Përveç se që është vendi ku flini, mund të jetë zyra juaj, vendi ku pini çaj dhe ku hani darke”, thotë ajo.

Sipas saj, shtrati është një vend që transmeton baktere dhe ju duhet t’i pastroni ndërresat e tij për çdo javë.

Shpërndaje në: