Çfarë mund të hani natën vonë dhe të mos ndiheni të fryrë në mëngjes

Çfarë mund të hani natën vonë dhe të mos ndiheni të fryrë në mëngjes

Vetëkontrolli është shumë i vështirë kur të kap ajo dëshira gërryese për të ngrënë. Kur uria e pasdarkës të shpon stomakun, nuk mund të rezistosh pa shkuar te frigoriferi sado rehat të jesh në krevat apo divan. Por kjo ka një anë negative, ndjesinë e fryrjes në mëngjes. Pendohesh për gjithçka ke ngrënë 7 orë më parë dhe thith barkun, e mërzitur, që zinxhiri dhe kopsa e xhinseve të mbyllet. Nëse kjo është historia jote, këtu janë disa këshilla nga dietologët që kur na kap uria e orëve të vona të paktën të hamë diçka që nuk na fryn.

Bajame, 23

Ato kanë vitaminë E (shumë e mirë për lëkurën), proteina dhe acide yndyrore omega-3, por po të hash në sasi kanë shumë kalori. Frenoje veten te numri 20 dhe kujdes që mos të jenë të kripura, kripa stimulon fryrjen.

Çaj menteje, xhinxheri ose kamomili, 1 filxhan

Pak gllënjka të ngrohta do të ndihmojnë të qetësosh barkun, gazi është një fryrës i zakontë barku.

Luleshtrydhe, mjedra, 1 filxhan secila, qitro, 1/2, ose portokaj të vegjël Clementine, 2

Duhet të qëndrosh larg frutave shumë të ëmbla, mollëve dhe rrushit për të përmendur disa, sepse ëmbëlsia thith lëngjet dhe të bën të ndihesh e fryrë. Frutat e rekomanduara përmbajnë ujë, një zgjedhje ngopëse dhe e shëndetshme dhe janë të pasura me antioksidantë që përforcojnë imunitetin dhe vitamina.

Shparguj

Kërcejtë e shpargullit kanë veti probiotike që ndihmojnë pastrimin e aparatit tretës. Sasia nuk ka shumë rëndësi sepse shpargujt nuk shëndoshin.

Kos me pak yndyrë, gjysmë filxhani dhe mjedra ose fruta të ndryshme pylli, gjysmë filxhani

Kosi përmban probiotikë që ndihmojnë për pastrimin e aparatit tretës dhe favorizon bakteret e mira të zorrëve. Për më shumë shije, shto ca fruta. Nëse stomaku nuk t’i tret produktet e bulmetit, shmange.

Selino, 1 filxhan, me hummus, 2 lugë gjelle

Kaq shumë fibra. Mund t’i kombinosh me bishtajore ose fruta të tjera të thata.

Pulë, gjel deti ose peshk i pjekur, 100 deri në 150 gram

Ushqimet e pasura me proteina, por pa yndyrë aktivizojnë metabolizmin dhe ndihmojnë të djegësh kalori edhe pasi të ka zënë gjumi. Pranoje ofertën.

Avokado, gjysmë

Falë Zotit yndyrnat e shëndetshme të largojnë çdo lloj urie.

Ujë

Pi një gotë ujë para gjumit për të nxjerrë kripërat. Shmang ujin e gazuar.

Shpërndaje në: