Çfarë lajmi: Në Norvegji gjatë janarit janë shitur më shumë Porsche Taycan sesa të gjitha modelet benzin e dizell bashkë!
Përndryshe, edhe çmimet e larta të naftës në tregun botëror duket se po e motivojnë këtë mënyrë të jetesës ekologjike, sepse siç e dini, Norvegjia ka naftë dhe gaz sa të duash. Fjalëpërfjalshëm!
Në një ambeient të tillë, Porsche Taycan elektrik bën pjesë në 98 përqind të të gjitha shitjeve të Porsche në janar. Me 181 vetura të regjistruara ka tejkaluar të gjitha veturat me dizell dhe benzin bashkë (janë regjistruar 175).
Në vitin 2025 Norvegjia planifikon të ndalojë shitjen e veturave me motorë me djegie të brendshme, edhe pse është një shtet jashtëzakonisht i pasur me naftë, andaj edhe nuk duhet të habit suksesi i Porsche Taycan, i cili kushton mbi 100,000 euro.
Nëse e gjithë bota do të ishte si Norvegjia, Porsche Taycan do të ishte veturë globale…