Çfarë komunikoi Trump me agjentët e Shërbimit Sekret menjëherë pasi u qëllua?
Pak çaste pasi u qëllua në një tubim në Butler, Pensilvani, të shtunën pasdite, Donald Trump u pa me gjak në vesh dhe faqe teksa u largua me nxitim nga skena.
Audioja zbulon sesi është zhvilluar skena kaotike e të shtënave nga këndvështrimi i Trump dhe atyre që janë përfshirë në mbrojtjen e tij.
Trump ishte në mes të fjalës kur u dëgjuan disa të shtëna. Ai shtrëngon veshin ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e rrethojnë. “Zbrisni, zbritni, zbritni”, thotë njëri. Dëgjohet një goditje tjetër dhe një grua bërtet, raporton CNN.
Dëgjohen disa zëra të agjentëve të Shërbimit Sekret – njëri thotë “lart!” një tjetër “shkallët janë gati, shkallët janë gati”. Trump mund të dëgjohet gjithashtu, por fjalët e tij janë të paqarta. Më shumë agjentë dalin në skenë. Mbështetësit e Trump në sfond duken të tronditur, ndërsa disa incizojnë me telefonat e tyre.
Pasi dëgjojnë se atentatori është rrëzuar, Trump dhe agjentët ngrihen në këmbë. Ja çfarë u tha:
Trump: Më lejoni t’i marr këpucët e mia, më lejoni t’i marr këpucët e mia.
Agjenti 1: “Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri”.
Trump: Më lër t’i marr këpucët e mia.
Një agjent tjetër: “Prisni, koka juaj është e gjakosur”.
Agjenti 1: “Zotëri, ne duhet të shkojmë në…”.
Trump: Më lër t’i marr këpucët e mia.
Një agjente grua thotë “në rregull” përpara se të shtojë diçka për këpucën.
Trump: “Prit, prit, prit”.
Më pas ai tregon grushtin kah turma dhe e thotë fjalën “luftë” tri herë – një lëvizje që u prit me brohoritje.
Trump dhe ekipi i Shërbimit Sekret largohen nga podiumi dhe drejtohen drejt automjeteve ndërsa turma thërret “SHBA. SHBA. SHBA.”.
Këtu mund ta shihni videon nga ky moment.