Çfarë klasi: Kylian Mbappe rrëmben krejt vëmendjen në tepihun e kuq me këtë ecje absolutisht brilante
Tashmë është gati të fillojë ceremonia e ‘Topit të Artë’ dhe futbollistët më të mirë të botës kanë ecur mbi tepihun e kuq të eventit që mbahet në Paris.
Me shumë gjasë, Lionel Messi do ta fitojë trofeun për herë të shtatë në karrierë, por dikush tjetër ishte më klas se ai para nisjes së eventit, shkruan Periskopi.
Kylian Mbappe doli nga makina i vetëm, nën përcjelljen e disa truprojeve, teksa eci me vetëbesim dhe prezencë mbi tepihun e kuq, duke mos hezituar të jepte ca nënshkrime për fansat.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
? ¡Hola, Kiki! ? https://t.co/zI1AcEdLOp
— Paris Saint-Germain (@PSG_espanol) November 29, 2021