Çfarë kishte brenda komunave ilegale në Veri, Policia publikon pamjet e operacionit
Policia e Kosovës ka publikuar pamje të operacionit policor të realizuar në veri të Kosovës
“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, shkruan policia krahas pamjeve.
Aksioni i djeshëm policor që përfundoi me mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në komunat veriore shkaktoi reagime të ashpra nga SHBA, BE e Mbretëria e Bashkuar.
Ndërkaq, sot KFOR u pa me një prezencë të shtuar te Ura e Ibrit.