Çfarë kërkon më shumë nga Viti i Ri, e gjen në ngjyrën e të brendshmeve

Çfarë kërkon më shumë nga Viti i Ri, e gjen në ngjyrën e të brendshmeve

Me sa duket, ngjyra e të brendshmeve që vishni në prag të Vitit të Ri vendos edhe “ngjyrën” për tërë vitin e ardhshëm. Veshja e të brendshmeve të verdha tërheq energji pozitive dhe një vit prosperiteti, ndërsa të brendshmet e kuqe do të sjellin një vit romancash dhe pasioni. Kështu thuhet, të paktën.

Të brendshmet blu thuhet se sjellin një vit me shëndet të mirë, jeshilet sjellin një vit me fat më të mirë se vitin e kaluar, të bardhat janë ogur i një viti paqeje, gëzimi dhe lumturie, dhe të brendshmet ngjyrë rozë sjellin fat në dashuri.

Në Itali, besohet se të brendshmet e kuqe sjellin fat, si dhe janë simbol i pjellorisë. Nëse ndodh që të keni të brendshme me pika ‘polka dots’ ose edhe rrathë në të brendshme, edhe më mirë! Forma e rrumbullakët simbolizon monedha dhe para dhe do t’ju sjellë pasuri gjatë rrugës suaj vitin e ardhshëm.

Shpërndaje në: