Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë më 3 prill
Dashi
Sot do keni vullnet të fortë dhe me përpjekjet e duhura do arrini gjithçka që do dëshironi. Nëse jeni në një lidhje askush nuk do ua prishe dot harmoninë dhe ekuilibrin që ju ka pushtuar së fundmi. Beqarët do ndërmarrin iniciativa dhe do hedhin hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Dielli dhe Urani do jenë planetët që do ju mbështesin pafund në planin profesional kështu që do arrini të përmbushni goxha objektiva që keni pasur. Saturni nga ana tjetër do ju nxitë të bëni ekonomi dhe do arrini t’i mbani financat në gjendje të shkëlqyer. Edhe nëse keni pasur më parë vështirësi sot do jeni më të qetë.
Demi
Ditë reflektimi ka për të qenë kjo e sotmja. Do mendoheni gjatë dhe mund të merrni edhe disa vendime. Bashkëpunoni më tepër me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe do bini dakord që problemet e së shkuarës t’i lini njëherë e mirë pas krahëve. Ju beqarët duhet patjetër ta largoni turpin dhe të tregoheni sa më të hapur për gjithçka. Në punë do bazoheni në metoda të provuara tashme dhe do arrini atje ku keni dashur. Nëse keni nisur një angazhim me persona të jashtëm do merrni edhe propozime interesante për më tej. Buxheti nuk do ketë vështirësi, por nuk do jetë as në gjendje të shkëlqyer.
Binjakët
Falë bashkëpunimit të ngushtë të Hënës dhe Venusit sot do jeni më optimistë për çdo gjë, por veçanërisht për karrierën. Nëse keni një lidhje do keni më shumë besim tek partneri dhe do ndiheni gati të shkoni kudo që ai do ju propozojë. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët gjithashtu do ta gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do mendoni seriozisht për një lidhje. Në punë do ju hapen shumë dyer dhe çdo gjë ka për të qenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo mundësi. Në planin financiar nuk do bëni shumë kufizime dhe gjendja mund të destabilizohet.
Gaforrja
Ditë shumë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja, kështu që nuk do keni as ndonjë surprizë të madhe. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat shtruar, lëreni zemrën t’iu drejtojë dhe mos bëni asnjë gjë të jashtëzakonshme. Ju beqarët do jeni tej mase kërkues dhe askush nuk do ketë mundësinë t’i tërheqë pas vetes. Në punë mund t’iu bëhet një propozim shumë i rëndësishëm të cilit duhet t’i përgjigjeni pozitivisht. Edhe pse do ju kërkojë herë pas here largim nga shtëpia rezultatet që do sjellë do jenë inkurajuese. Në planin financiar do keni akoma më shumë fat dhe situata do përmirësohet goxha.
Luani
Sot do keni gjithë kohës mbështetjen e Hënës dhe Venusit. Çdo gjë negative do e ktheni në pozitive dhe do keni një mendje të ndriçuar. Ditë e mbushur me kënaqësi të forta do jetë kjo për të gjithë ata që janë në një lidhje. Pasioni herë pas here do ndizet flakë dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Ju beqarët do realizoni takime të njëpasnjëshme, por për një person zemra do ju rrahë edhe më fort. Në punë do investoni goxha për të arritur atje ku keni dashur dhe do ndiheni për mrekulli. Do bëni shumë persona ziliqarë. Menaxhimin e financave nuk do e keni aspak problem kështu që edhe ky sektor ka për të qenë i kënaqshëm.
Virgjëresha
Sot do kaloni goxha kohë me miqtë, do argëtoheni dhe do qeshni me ta. Do ndiheni me të vërtetë shumë mirë. Nëse jeni në një lidhje gjeni edhe kohë për ta kaluar me partnerin sepse përndryshe ai do mërzitet. Po ia shprehët ndjenjat në mënyra më të veçanta keni për ta mbajtur atë edhe më pas vetes. Ju beqarët do e organizoni në një mënyrë të tillë ditën që të gjeni edhe kohë për të kërkuar dashurinë. Në punë mund të keni edhe disa debate të vogla me kolegët dhe ato nuk do ju lejojnë të realizoni të gjitha objektivat. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më e mirë se dje, por ende jo si duhet.
Peshorja
Për shkak të ndikimit shumë negativ të planetëve sot nuk do jeni aspak tolerantë. Kjo do sjellë herë pas herë debate dhe probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini dot të ruani një marrëdhënie të qetë. Secili do dojë të bëjë gjërat sipas qejfit dhe mendimet nuk do përputhen më. Nëse jeni beqarë do e kërkoni në shoqërinë e lartë gurin tuaj të mundur dhe nuk do ja arrini dot qëllimit. Në punë keni për të pasur konflikte të mëdha me personat e një tjetër sektori dhe nuk do jeni të qetë. Buxheti do vazhdojë të mbetet i trazuar dhe me zor do arrini të shlyeni disa borxhe.
Akrepi
Gjërat nuk do ju ecin shumë mirë gjatë kësaj dite. Do viheni shpesh në prova të vështira që vetëm me përpjekje mund t’i kaloni. Nëse doni që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet, duhet të bëni edhe sakrifica e të hiqni dorë nga disa zakone. Ju beqarët do realizoni disa takime me persona të cilët nuk mendonit kurrë se mund t’i kishit në krah një ditë. Në punë periudha më e favorshme do jetë ajo e mëngjesit ndërkohë që më pas mund ta humbini durim dhe për pasojë edhe ekuilibrin. Në planin financiar duhet të bëni disa modifikime sidomos me mënyrën e menaxhimit.
Shigjetari
Mundohuni të mos lini asgjë pas dore gjatë kësaj dite sepse nesër gjithçka do jetë më e thjeshtë. Ju të dashuruarit nuk duhet të merrni vendime shumë të rëndësishme pa qenë plotësisht të bindur. Ju beqarëve, një mundësi e re profesionale do iu hapë dritën jeshile edhe në jetën sentimentale. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha. Në punë në tërësi nuk do ketë gjëra të këqija. Do merrni frymë më lirisht dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Me shpenzimet duhet të vazhdoni të jeni të kufizuar sepse gjendja nuk do jetë e kënaqshme.
Bricjapi
Planetët do mblidhen bashkë sot dhe do ua bëjnë ditën edhe më të bukur e interesante. Nëse keni një lidhje do merrni vendime të mëdha për të ndryshuar gjithçka. Do jeni të frymëzuar dhe do dini çfarë hapash të hidhni që të dyja palët të ndiheni të plotësuar. Ju beqarët do jeni optimistë dhe të gatshëm edhe për të joshur me mënyra delikate vetëm për ta ndryshuar statusin. Të gjitha përpjekjet do japin rezultat. Në punë shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen për të arritur më lart dhe guxoni. Edhe po nuk ia dolët të paktën do ndiheni të qetë sepse tentuat. Paratë kanë për të mbetur po njësoj.
Ujori
Mërkuri do ju bëjë disi kokëfortë gjatë kësaj dite. Nëse keni kontrata për të firmosur apo vendime për të marrë tregohuni më vigjilentë. Nëse jeni në një lidhje duhet të hapni më shumë rrugë dhe ta dëgjoni me kujdes partnerin, pasi në të kundërt keni për të pasur probleme serioze me të. Fjalët e të tjerëve mos i dëgjoni shumë. Nëse ende nuk keni dikë në krah më mirë lëreni veten të lirë. Po kërkuat qiqra në hell keni për të mbetur gjatë me këtë status. Në punë do jeni më të hapur edhe ndaj risive dhe mund ta pranoni më në fund një propozim që ju është bërë disa kohë më parë. Financat mund të dobësohen pak.
Peshqit
Dita e sotme do jetë e qëndrueshme dhe do privilegjohen mjaft takimet dhe daljet. Mos refuzoni asgjë që do ju propozohet. Nëse jeni ne një lidhje keni për të pasur një marrëdhënie shumë të qetë dhe të mbushur me bashkëpunim. Vërtet nuk do ketë pasion të madh, por qetësia do ua relaksojë shpirtin. Ju beqarët bëjini sytë katër kur të jeni në punë sepse atje mund të shfaqet personi ideal. Në punë edhe mund të rebeloheni në disa momente, por deri ne fund të ditës çdo gjë do normalizohet. Shpenzimet mos i kryeni pa bërë llogari sepse keni për të mbetur shume keq për pak ditë.