Çfarë ka bërë sulmuesi francez? FIFA pritet ta dënojë Mbappen
Kylian Mbappe raportohet se do të dënohet nga FIFA.
Sipas “ESPN”, sulmuesi i Paris Saint-Germainit do të dënohet pasi nuk i është përmbajtur rregullave.
Dënimi thuhet se do t’i shqiptohet pasi ai nuk ka pranuar të flasë për mediat pas ndeshjeve, në të cilat ai e mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.
Mbappe e fitoi dy herë këtë çmim, rrjedhimisht e shkeli dy herë edhe këtë rregull.
Ai dhe Federata Franceze e Futbollit (FFF) ishin të informuar se çfarë do të ndodhte nëse sulmuesi do ta bënte këtë për herë të dytë, megjithatë, kjo nuk e pengoi Mbappe të përsëriste shkeljen pas fitores ndaj Danimarkës.
Si rezultat i kësaj, 23-vjeçari dhe FFF janë të vendosur të ndajnë gjobën që do të shkaktohet nga FIFA.