Çfarë iu lë më së shumti përshtypje meshkujve te një femër?
Nuk është ndonjë sekret se secila femër dëshiron të jetë e përsosur.
Në anën tjetër, meshkujt nuk iu kushtojnë shumë vëmendje detajeve të vogla dhe kryesisht fokusohen në imazhin e përgjithshëm.
Pas anketimit me meshkuj, ekspertët kanë zbuluar se çfarë iu lë më së shumti përshtypje atyre te një femër.
Parfumi
Shumica e meshkujve kanë raportuar se i kushtojnë vëmendje parfumit të një femre. Disa prej tyre kanë thënë se parfumi është esencial për ta mbajtur në mendje atë, por duke shtuar se nuk duhet ta teprojnë me të.
Vetullat
Thuajse të gjithë meshkujt kanë thënë se nuk iu pëlqen kur femrat i vizatojnë vetullat.
Sharja
Kur është diskutuar kjo çështje, thuajse çdo mashkull e ka pasur mendimin e vet. Dikush ka thënë se kur një femër shan është gjë e mirë, e tjerët kanë thënë se është gjë e keqe dhe se nuk iu shkon femrave. Por, shumicës nuk iu ka penguar.
Pirja e duhanit
Rreth 80% të meshkujve nuk iu pëlqen kur një femër pin cigare.