Çfarë i tha Ronaldo mbrëmë portierit të Belgjikës pas humbjes?
Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, përdori një shprehje tipike italiane për t’i thënë Thibaut Courtois se Belgjika kishte qenë ‘me fat’ në fitoren 1-0 të dielën, pasi topi ‘nuk donte të hynte’.
Belgjika eliminoi kampionët në fuqi të Evropianit, me sulmuesin e Juventusit që kërkoi golin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve.
Superylli portugez ndan pozitën e parë me legjendën e Iranit Ali Daei, me nga 109 gola ndërkombëtarë secili.
36-vjeçari realizoi pesë gola në fazën e grupeve dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë i Euro 2020.
Në pamjet e publikuara nga UEFA, Ronaldo i tha Courtoisit se Belgjika kishte qenë ‘me fat’ me një shprehje tipike italiane (‘culo, eh?’) Para se të thoshte në spanjisht: “[topi] nuk donte të hynte sot”.
Ronaldo më pas i uroi fat Belgjikës për pjesën e mbetur të garës, me Djajtë e Kuq që do të luajnë me Italinë në çerekfinale.