Çfarë i ndodhi Tokës këtë javë pasi Dielli ka lëshuar rrezatim të fuqishëm?
Këtë javë Dielli lëshoi një rrezatim elektromagnetik mjaftushëm të fuqishëm për të shkaktuar ndërprerjen e valëve të radios në Tokë, dhe sipas raporteve kjo gjë ndodhi.
Ky event astronomik u fotografua nga Observatori i Dinamikave Solare të NASA. Në foto dallohej një vezëllim i madh në pjesën e sipërme të djathë të Diellit. Ky shpërthim i rrezeve u klasifikua si X1.O, klasifikimi më i lartë i këtij lloji të eventit. Sipas të dhënave ky event e pati kulmin e tij në 2 Korrik.
Këto lloj rrezatimesh shkaktojnë probleme në valët e radios të cilat mund të çojnë edhe në një ndërprerje totale të tyre.
Sipas Qendrës të Motit dhe Hapësirës në Amerikë, valët e radios u ndërprenë për një periudhë kohore prej 30 minutash në pjesën perëndimore të SHBA dhe Oqeanit Paqësor.
Aktivitete të tilla të diellit janë rritur muajt e fundit. Agjensioni informativ CBS paralajmëron se këto evente mund të vazhdojnë të kenë ndikim në komunikimet me radio dhe internet dhe të shkaktojnë probleme në sistemet që varen nga to.