Çfarë i ndodhi? Tenistja bjelloruse lë meçin në gjysmë, largohet papritmas nga fusha

Çfarë i ndodhi? Tenistja bjelloruse lë meçin në gjysmë, largohet papritmas nga fusha

Tenistja bjellorusem Victoria Azarenka ka çuditur të gjithë me veprimin e saj të fundit në Miami Open në SHBA.

Tenistja numër 1 e botës e la ndeshjen në gjysmë, pasi u mposht nga 16-vjeçarja, Linda Fruhvirtovan, shkruan Periskopi.

Tenistja bjelloruse e humbi setin e parë 2-6 dhe në atë të tretë po humbiste 0-3, por ajo e përshëndeti gjyqtaren dhe kundërshtaren, i mori pajisjet dhe u largua në drejtim të dhomës së zhveshjes.

32 vjeçarja po shkon drejt pensionimit, por ky veprim i saj është kritikuar nga të gjithë dhe është konsideruar si i turpshëm dhe mosrespektues.

Ndaj saj pritet të ndërmerren masa nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Në orët e fundit ajo ka kërkuar falje për veprimin, duke thënë se nuk ishte në gjendje ta vazhdonte meçin, ndërkohë që shpreson të luajë ende tenis.

Shpërndaje në: