Çfarë i ndodhë trupit tuaj kur filloni të ushtroni rregullisht
Stili i shëndetshëm i jetesës merr kohë, përkushtim dhe vendosshmëri, por, në fund, vërtet ia vlen.
Çfarë i ndodhë trupit nëse filloni të ushtroni rregullisht?
Gjatë ushtrimit të parë ju mund të ndiheni më të vëmendshëm dhe më energjik për shkak se rritja e pulsit të zemrës nënkupton rritje të qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit në tru.
Megjithatë, duhet ta përgatitni veten për ditën pasuese, kur do të përjetoni djegie të muskujve. Kjo djegie do të qëndrojë për rreth 72 orë, megjithatë lajmi i mirë është se vështirë që do t’ju përsëritet posa t’i ushtroni rregullisht të njëjtit muskuj.
Përgjatë javëve të ardhshme, ju me shpejtësi të ngadaltë do ta filloni rritjen e prodhimit të mitokondrisë përmes një procesi që quhet biogjeneza mitokondriale. Mitokondriat janë pjesë të qelizave të cilat i shndërrojnë karbohidratet, yndyrat dhe proteinën në ‘karburant’ të cilin e përdorin muskujt prë ta kryer punën e tyre.
Pas 6-8 javëve, studimet tregojnë se njerëzit do të kenë rritje të mitokondrisë deri në 50%. Me më shumë mitokondria në qeliza, ju do të ndiheni më në formë dhe qëndrueshmëria do t’ju rritet. Andaj, vrapimi i atyre 5 kilometrave më nuk do t’ju duket aq i vështirë sa ka qenë javën e parë.
Posa t’i keni bërë 6 muaj, e gjithë ajo punë që e keni bërë do të fillojë t’ju shpërblejë mirë. Nëse ushtrimet tuaja përqendrohen në ushtrime të forcës, atëherë ju do të vëreni se muskujt kanë filluar dukshëm të marrin formë.
Nëse keni qenë më shumë të përqendruar në ushtrime kardio, atëherë pas 9 muajve me ushtrime të rregullta ju do të keni rritje 25% në maksin VO2. Maksi VO2 shpeshherë përdoret si matje e fitnesit dhe i referohet shkallës me të cilën trupi mund ta transportojë oksigjenin në muskuj për karburant.
Në parim, më shumë maks VO2 nënkupton se ju mund të vraponi më shpejt për distanca më të gjata. Andaj, një rritje prej 25% në maksin VO2 nënkupton se ju mund të vraponi 20% më gjatë në të njëjtën periudhë kohore.
Pas 1 viti me ushtrime të rregullta fizike, eshtrat do të jenë më të fortë, gjë e cila jua zvogëlon rrezikun e osteoporozës.
Ju gjithashtu do të keni më pak rrezik ta zhvilloni artritin, tipin 2 të diabetit, demencën dhe disa lloje të kancerit.
Me shumë gjasë, ju do të keni rritje të mundësive për të jetuar më gjatë sesa që do të kishit jetuar pa ushtrime fizike.