Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer?
Eliminimi i sheqerit nga dieta juaj nuk është vetëm çështje diete. Edhe para humbjes së peshës, duhet të ndaloni të hani sheqer për shëndetin tuaj.
I pranishëm në mënyrë natyrale në ushqime, sheqeri është më se i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e trupit dhe zvogëlimi i tij në minimum, nëse nuk eliminon plotësisht atë, sjell një sërë avantazhesh dhe përfitimesh të konsiderueshme për pamjen dhe shëndetin e organizmit.Pas disa ditësh mungesë të tij, provohet që të jep varësi po aq sa droga dhe do të duhen disa javë për të parë përfitimet e një jete pa sheqer.Përmirëson lëkurënSheqeri indukton një proces të quajtur glikacion i cili oksidon dhe dëmton qelizat duke shkaktuar rrudha, lëkurë të zbehtë dhe të thatë.
Për më tepër, konsumi i sheqerit ndërhyn në kolagjenin i cili ndihmon indet e trupit tonë të qëndrojnë të forta dhe elastike.Sipas Dr. Harold Lancer, dermatolog i Kim Kardashian dhe Beyoncé, rezultatet e para mund të shihen pas 72 ose 96 orëve të detoksifikimit: “Do të ndiheni më mirë, ngjyra do të jetë më e gjallë, lëkura më pak e yndyrshme dhe më e hidratuar, do të reduktohen rrathët e errëta të syve dhe sistemi imunitar do të shmangë shfaqjen e papërsosmërive”.