Çfarë “fshihet” brenda limuzinës presidenciale amerikane e njohur si “Bisha”?

Çfarë “fshihet” brenda limuzinës presidenciale amerikane e njohur si “Bisha”?

Ndër automjetet e shërbimit të qeverisë amerikane, nuk ka asnjë më legjendare se limuzina presidenciale, e njohur si Bisha.

E ndërtuar nga General Motors për të mbrojtur komandantin e përgjithshëm nga çdo lloj sulmi, Bisha rrallëherë shfaqet për publikun jashtë detyrave normale të transportit.

Jay Leno arriti të bindë Shërbimin Sekret që ta sillte veturën në garazhin e tij, duke na dhënë një pamje të paprecedentë të inxhinierisë mbresëlënëse dhe masës së madhe të kësaj limuzine shumë të veçantë.

Advertisement
Ndonëse mund të duket si një Cadillac XTS me përmasa tepër të çuditshme, Bisha është në të vërtetë e projektuar që nga themeli nga inxhinierët e GM.

Është e gjatë sa një autobus i vogël, me goma gjigante dhe dyer që duken të jenë mjaft të trasha, përcjell Telegrafi.

Tani në gjeneratën e tretë, limuzina presidenciale ka shumë më tepër sesa thjesht xham antiplumb për të mbrojtur presidentin.

Thashethemet sugjerojnë se Bisha ka tanke oksigjeni në bord në rast të një sulmi dhe një sistem të sigurt komunikimi të aftë për të dërguar kodet e lëshimit për armët bërthamore.

Por, sigurisht, Bisha nuk është e pathyeshme.

Steve Abel, kreu i mekanikut të makinës, ndan një histori me Leno-n rreth një udhëtimi në Karolinën e Veriut, ku vetura u mbush gabimisht me një përzierje uji dhe karburanti, duke e çuar atë në prishje.

Fatmirësisht, Shërbimi Sekret ishte në gjendje të dërgonte një automjet tjetër nga Uashingtoni DC në kohë për ngjarjen e presidentit. /Telegrafi/

Shpërndaje në: