Çfarë është “Qumështi i Artë”?

Çfarë është “Qumështi i Artë”?

“Qumështi i Artë” është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme.

Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë), i cili ka veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme.

Përparësi të tjera
Forcon sistemin imunitar
Anti – kancerogjen
Ndihmon tretjen e ushqimit
Pastron mëlçinë
Rregullon metabolizmin
Normalizon tensionin e lartë të gjakut
Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës
Zvogëlon trigliceridet
Antioksidues, antiseptik, analgjetik

Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’? Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.

Përbërësit (1 person): 1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
¼ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur

Përgatitja:
Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.

Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj). Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.

Shpërndaje në: