Çfarë është një sociopat dhe si ta kuptoni nëse keni të bëni me një të tillë
U takuat në barin tuaj të preferuar… Ju bëri për veten me sharmin e tij, për të mos përmendur humorin… Jeni takuar disa herë, por ndjeni se ka diçka që nuk shkon me të ! AHA mund të jetë një sociopath ! Sipas psikologes Marta Stout, sociopatët (njerëz që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit antisocial, karakterizuar nga mungesa e përgjegjësisë morale ose ndërgjegjies sociale) gjenden kudo mes nesh, por ne i etiketojmë si :egoistë, manipulues etj.
Socipatët mund të jenë veçanërisht të vështirë për t’u identifikuar, por para se të japin disa shenja që mund t’ju vijnë në ndihmë po përkufizojmë shkurt problemin e tyre:
Mungesë e theksuar empatie. Marrin vendime impulsive, pa u ndjerë fajtorë dhe pa e kuptuar dëmin që shkaktojnë. Nuk i vret ndërgjegjia dhe shfaqin sjellje të theksuara egoiste.
Ja si mund ta kuptoni nëse keni të bëni me një sociopath:
Ai ka ndërruar gjashtë punë në pesë vitet e fundit.
Ju shikon në sy në mënyrë të frikshme ! Ua ngulin sytë njerëzve të tjerë në mënyrë intensive, aq sa të shtinë frikën.
Sociopatët janë pa dyshim të papërgjegjshëm dhe injorimi i detyrimeve financiare është një shenjë paralajmëruese Meqenëse sociopatët kanë pak lidhje me pasojat, ata nuk shqetësohen për përgjegjësitë që lënë pas dore.
Ai flet në ekstreme. Sociopatët janë gënjeshtarë të pandërgjegjshëm, shpesh duke bërë premtime të mëdha ose përdorin gjuhë të tepruar, qoftë me konotacione pozitive qofte më konotacione negative. Ata kanë aftësinë e çuditshme për të luajtur pikat e tyre të forta dhe dobësitë tuaja.
Kurrë nuk e pranojnë fajin ! Madje më keq, ata janë manipulues dhe arrijnë të bëjnë fajtorë të tjerët ! Sociopatët nuk do të marrin kurrë përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe kanë një tendencë për të luajtur viktimën.
…DHE për ta mbyllur, nëse ju vazhdoni ta falni apo t’ju vijë keq, apo keni për të simpati, shanset janë afër 100 për qind që keni të bëni me një sociopat. /LIVING/