Çfarë është lija e majmunëve, një lloj infeksioni i rrallë që është shfaqur në Evropë dhe SHBA

Çfarë është lija e majmunëve, një lloj infeksioni i rrallë që është shfaqur në Evropë dhe SHBA

Pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi javën e kaluar disa raste të infeksionit të lijës së majmunit, sëmundja misterioze arriti në Portugali dhe Spanjë, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Lija e majmunit është një virus që shkakton simptoma të etheve, si dhe shfaq gunga në trup.

Zakonisht është i butë, megjithëse ka dy lloje kryesore: lloji i Kongos, i cili ka një shkallë vdekshmërie deri në 10 për qind dhe i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë vdekshmërie prej një për qind, raporton cnn.

Virusi përhapet nga kontakti i ngushtë, si nga kafshët ashtu edhe nga njerëzit. Ajo u gjet për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prandaj u emërtua “linja e majmunit”, megjithëse brejtësit konsiderohen tani si bartësit kryesorë, transmeton Telegrafi.

Transmetimi i këtij virusi po i huton ekspertët, pasi një numër i caktuar i personave të infektuar në Britaninë e Madhe nuk kanë ndonjë lidhje familjare.

Një paralajmërim nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar tha se rastet e fundit ishin kryesisht midis burrave që e identifikonin veten si homoseksualë dhe biseksualë, prandaj këto grupe këshillohen të jenë të jenë të kujdesshme.

Shkencëtarët tani po kryejnë teste gjenomike për të përcaktuar nëse viruset janë të lidhura, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Nga erdhi i gjithë infeksioni?

Rastet në Britani janë raportuar si lloji i Afrikës Perëndimore. Portugalia ka regjistruar pesë raste të reja të infeksionit dhe Spanja po teston 23 raste të mundshme. Autoritetet shëndetësore të shtetit amerikan të Massachusettses konfirmuan ekzistencën e lisë së majmunëve, që është rasti i parë i kësaj sëmundje ngjitëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se një burrë që ka shkuar së fundmi në Kanada është infektuar, por shtohet se ky rast nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Një banor i Massachusetts u sëmurë dhe ai ndodhet në spital që nga 12 maji. Ai ndodhet në izolim në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Administrata e spitalit shtoi se, duke qenë se sëmundja është shumë e rrallë, iu deshën gjashtë ditë për të vërtetuar se kishin linë e majmunit.

Pse po përhapet tani?

Një nga skenarët e mundshëm pas rritjes së numrit të rasteve është rritja e numrit të udhëtimeve pasi janë hequr kufizimet për shkak të coronavirusit.

Ekspertët u kanë bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të mos bëjnë panik, sepse gjasat janë të vogla që infeksioni të përhapet në një shkallë më të madhe.

Ndryshe, lija e majmunëve u klasifikua në familjen e lijave të vogla gjersa rasti i parë tek njerëzit u regjistrua në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos (DCR), pas së cilës u zbulua në shumë vende të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Shumica e rasteve janë raportuar në DRC dhe Nigeri, dhe në vitin 2003 sëmundja u zbulua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Shpërndaje në: