Çfarë është aspirina dhe a duhet ta përdorim çdo ditë? (Video)

Çfarë është aspirina dhe a duhet ta përdorim çdo ditë? (Video)

Edhe pse aspirina konsiderohet mrekulli mjekësori, ilaçi ka prejardhjen nga shelgu, i cili është përdorur si lehtësues i dhimbjeve për të paktën 6,000 vitet e kaluara. Siç shpjegohet në video, aspirina që e njohim sot kishte filluar të përdorur kur shkencëtarët kishin qenë duke e ekstratuar dhe pastruar përbërësin aktiv në shelg – salicinin, transmeton Telegrafi.

Në traktin tonë të tretjes, salicini thyhet në acid salicilik, i cili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes dhe inflamacionin. Aspirina ishte krijura si version më pak acidik i acidit sintetik salicilik.

Dhimbja është e domosdoshme, pasi që vepron si paralajmërues i rrezikut, megjithatë është e panevojshme për ne të durojmë dhimbjen e vazhdueshme posa rreziku i një lëndimi të ketë kaluar. Disa dhimbje nuk janë si rezultat i ndonjë lëndimi dhe janë të pashmangshme, siç janë menstruacionet apo dhimbjet e kokës. Aspirina funksionon duke u kapur në molekula të cilat i dërgojnë sensacionet e dhimbjeve në tru për ta paralajmëruar për lëndimin. Si rezultat i kësaj, truri regjistron më pak dhimbje, e gjithashtu ka më pak veprim të inflamacionit.

Shpërndaje në: