Çfarë është aseksualiteti dhe pse nuk dëgjojmë për të megjithëse është i përhapur?

Çfarë është aseksualiteti dhe pse nuk dëgjojmë për të megjithëse është i përhapur?

Një individ i cili nuk përjeton tërheqje seksuale quhet aseksual ose “akull” duke ju referuar orientimit të tij seksual. Megjithatë aseksualiteti nuk është një orientim seksual për të cilin dëgjojmë shpesh. Kërkimet apo studimet na sugjerojnë që më shumë se 1% e popullsisë është aseksuale– pak a shumë 76 milion njerëz në gjithë botën.

Tërheqja seksuale dhe tërheqja romantike

Për të kuptuar më mirë aseksualitetin është e këshillueshme të kuptojmë diferencën midis tërheqjes seksuale dhe romantike, tek e cila, ndodhet çelësi i orientimit seksual dhe romantik.

Tërheqja seksuale, të cilën e njihni më mirë, ndodh kur mendojmë që dikush është shumë tërheqës dhe na shton dëshirën të kemi kontakt seksual me të. Tërheqja romantike nuk është gjithashtu e re për ju; është dëshira për të pasur një marrëdhënie romantike me dikë, duke mos përfshirë patjetër tërheqjen seksuale. Një marrëdhënie romantike mund të përfshijë ecje në plazh, përkedhelje gjatë një filmi, darka në ndonjë restorant, përqafime dhe aktivitete të ngjashme.

Ndërkohë që në rastin e aseksualitetit, individi mund të përjetojë pak ose aspak tërheqje seksuale, gjithashtu pak ose aspak tërheqeje romantike/ sentimentale. Kjo e fundit quhet mungesë romantizmi. Megjithatë vetëm sepse dikush është aseksual nuk do të thotë që është dhe aromantik, ( kshu thuhet ?) ose vice versa. Duhet thënë dhe që, përtej orintimit romantik dhe seksual, në bollëkun e pjesëve të identitetit tonë, ka shumë pjesë, të rëndësishme dhe gjithashtu njerëzore si gjinia, identitetit, shprehia gjinore, identiteti kulturor etj

Pse nuk dëgjojmë për aseksualët ?

Seksi dhe të qënurit seksual është kthyer në një ingranazh në shoqërinë tonë. Ne nuk rritemi duke lexuar për njerëz të famshëm që nuk janë seksual, edhe në jetët tona private, ose që kanë pak ose pothuajse fare eksperienca seksuale. Për shkak të kësaj jemi si të verbër kundrejt orientimeve seksuale të ndryshme, si aseksualiteti.

Sfida e kësaj heshtjeje është përballja me paditurinë ndaj eksperiencave që përjetojnë më shumë se 76 milion njerëz në gjithë botën. Te rinj e të reja që rriten duke menduar që janë të çuditshëm dhe të vetmuar, vetëm sepse nuk kanë interesa apo aktivitet seksual. Ndërkohë ata nuk e dinë që nuk janë vetëm, ashtu sikurse mendojnë.

Është e vërtetë që nëse je duke eksploruar pjesë të ndryshme të orientimit seksual, ose nëse je kurioz rreth pjesëve të ndryshme të identitetit tënd, mund të ndihesh dhe vetëm. Zbulimi i vetes nuk është gjithmonë i thjështë, por mendo gjithmonë që ka të tjerë si ty. Për të të ndihmuar është një wikifokus vetëm për aseksualët në disa gjuhë të huaja./Living/

Shpërndaje në: