Çfarë emocioni – Në penalltinë e fundit, komentatorin argjentinas gati sa nuk e lëshon zemra
Argjentina mbrëmë e ka dëshmuar se është Kombëtarja më e mirë në botë, duke e fituar takimin ndaj Francës pas penalltive.
Me Messi në skuadër, argjentinasit festojnë këtë triumf të madh, shkruan Periskopi.
Por, jo vetëm tifozët apo lojtarët ishin të lumtur nga kjo fitore e madhe e Argjentinës që ia mundësoi atyre të kenë kupën e tretë të Botës.
Edhe komentatori argjentinas, Andres Cantor kur po komentonte penalltinë e fundit të Argjentinës ai shpërtheu në lot gëzimi.
59 –vjeçar nuk mund ta ndalte vetën duke qarë e komentuar.
Shikoni momentin në video: