“Çfarë ee?”, Rezi shokohet kur e kupton se Ilir Meta është arrestuar – VIDEO

“Çfarë ee?”, Rezi shokohet kur e kupton se Ilir Meta është arrestuar  – VIDEO

Xuxi ka shkelur rregullat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke dhënë një informacion nga jashtë.

Ai i ka treguar Rezit, për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“E di se e futën në burg Ilir Metën?”, i tha Xuxi, Rezit, derisa ishin të pranishëm edhe banorë të tjerë. Ky i fundit më pas nuk qëndroi i qetë, duke bërë një reagim epik.

“Çfarë ee?? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?”, pyeti Rezi, derisa Xuxi u përgjigj: “Para tre ditësh, SPAK-u”.

“U çfarë lajmi më ke dhënë, e paskan fut në burg Ilir Metën”, u thoshte aktori më pas të tjerëve.

Por, ishte Gresa më pas e cila i tregoi se nuk ka të drejtë të jap informacione nga jashtë, për gabim të cilin Xuxi kërkoi menjëherë falje.

Shpërndaje në: