Çfarë duhet të hani në mëngjes?

Çfarë duhet të hani në mëngjes?

Njerëzit që  hanë mëngjes janë më të shëndetshëm dhe gjasa që ata të pësojnë sëmundje të ndryshme janë shumë të pakta, në krahasim me ata që nuk e hanë këtë vakt. Ne ju sjellim disa ushqime më të mira dhe të preferuara që duhet t’i konsumoni para se të filloni ditën.

Proteina

– Vezët: Vezët janë burimi më i mirë i proteinave. Preferohet që t’i merrni dy vezë dhe t’i zieni ato gjatë mbrëmjes, që t’i keni gati në mëngjes.

– Bajame dhe ara: Rriteni nivelin e proteinës në trupin tuaj me anë të ushqimeve të shëndetshme. Arrat dhe bajamet janë ushqime të rekomanduara, të cilat janë shumë të thjeshta për tu konsumuar, pasi ato mund ti hani kur jeni duke vozitur apo edhe kur keni filluar punën.

Karbohidrate

– Fruta: Do të jetë një gjë perfekte nëse ju në mëngjes hani ndonjë frut, si ushqim shumë i shëndetshëm. Ju mund t’i përzieni ato duke i konsumuar në formë lëngu. Rrushi, molla, porokalli… dhe lista vazhdon. Nëse i konsumoni këto në mëngjes, atëherë pjesa e ditës do të jetë krejtësisht më ndryshe për ju.

– Drithëra: Largoni nga dollapi i shtëpisë drithërat me sheqer dhe fokusohuni në drithëra të shëndetshëm. Ju mund ti përzieni ato me jogurt dhe mund ti konsumoni teksa jeni duke punuar në zyrë, apo duke ecur në koridor.

Ne këtu ju kemi treguar vetëm disa nga ushqime shumë të thjeshta dhe që çdokush nga ju i posedon në shtëpi. Tani është koha që të ndryshoni paksa planin tuaj dhe të filloni t’i përdorni këto.

Shpërndaje në: