Çfarë duhet të flakni herën tjetër kur të pastroni shtëpinë

Çfarë duhet të flakni herën tjetër kur të pastroni shtëpinë

E kemi parasysh atë ndjesinë që të kap kur ke kaq shumë gjëra për të organizuar brenda shtëpisë, por ende s’po gjen momentin e duhur. Ky artikull ndoshta ju frymëzon për ta marrë guximin dhe për të spastruar gjithçka që nuk i duhet më shtëpisë. Pasi t’i keni flakur çfarë s’është më e nevojshme të jetë në shtëpi, do të ndjeni që po merrni frymë lirisht. Fillojmë!

1. Kabllo të vjetra që s’ju hyjnë më në punë përveçse ju pengojnë.

Sa më pak! Organizoni çfarë ju duhet dhe flakni pjesën tjetër!

2. Kremin mbrojtës të diellit të vitit të shkuar

Kur plazhi mbaron, në shumicën e rasteve nuk dihet më në ç’cep të shtëpisë përfundon kremi kundër diellit edhe pse duhet përdorur përgjatë gjithë vitit. Kështu, mos t’ju shkojë ndërmend të përdorni të njëjtin krem për 2 vite rresht. Hidheni sapo ta gjeni!

3. Revista të vjetra, kupona, manuale përdorimi

Çfarë çlirimi!

4. Çorapet teke

Nëse nuk ja gjetët kurrë shoqen, më mirë hidhini!

5. Reçipetat dhe të brendshme të vjetra

Bëni mirë t’i flakni çfarë nuk ju bën më, çfarë është vjetëruar apo nuk rri më si dikur. Kështu do të dini edhe më mirë çfarë keni në dollap.

6. Erëzat që kanë skaduar prej kohësh!

Nëse nuk mbani mend sa kohë kanë atje, më mirë hidhini!

7. Filxhanët e tepërt

Hapësirë e zënë kot, sepse nuk do të përdoren kurrë.

8. Qirinj dhe suvenirët e shumtë

Mbani pak dhe saktë!

9. Enët e thyera/gërvishtura

Sado të bukura të jenë, më mirë hidhini. Çarjet i lënë vend baktereve dhe me kalimin e kohës bëhen të papërdorshme.

10. Kremra/shampo që keni marrë nga hotelet pas pushimeve

Erdhi koha apo jo?

Shpërndaje në: