Çfarë duhet të dish para se të bësh seks për herë të parë

Çfarë duhet të dish para se të bësh seks për herë të parë

Ekzistojnë disa përvoja në jetën e një gruaje që janë të pabesueshme. Para se të vijnë periodat e para, është e vështirë të kuptojmë se si do të ndihesh, se çfarë dhimbje do të kesh.

Para puthjes suaj të parë, është tepër e çuditshme të imagjinohet fytyra jote ngjitur me një tjetër dhe puthjet me gjuhë. E njëjta gjë ndodh edhe para se të kryesh marrëdhënie seksuale për herë të parë. Pa marrë parasysh prejardhjen, moshën ose përvojën tuaj, të bësh seks për herë të parë është një punë e madhe.

Ju mund (dhe duhet) të përgatiteni për atë sa më shumë që të jetë e mundur, por ende nuk mund ta dini saktësisht se çfarë ndjehet deri sa të kryeni seks. Këtu, disa femra kanë ndarë përvojat e tyre me Vogue Teen, që duhet t’i lexoni para se të veproni.

Që jo të gjitha femrat kanë gjakderdhje.

Harrojini filmat me çarçafë të bardhë dhe pullë të kuqe që shihni në televizion. Të mos kesh gjakderdhje është normale dhe kjo nuk do të thotë se nuk ke qenë e virgjër.

Që nuk do të jetë edhe aq emocionale sa mendoje.

Seksi mund të mos ndryshojë mënyrën se si ndihesh për atë person, që prej herës së parë. Do të duhet pak përvojë për të kuptuar sesi ndihesh dhe a është seksi plotësues në lidhjen tënde.

Që edhe meshkujt e virgjër mund të kenë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Edhe nëse djali nuk ka shkuar ndonjëherë me një femër, sërish duhet të testohet para se të bëni diçka së bashku. Ka femra që kanë marrë sëmundje nga mashkulli, pasi nuk kanë vendosur prezervativ. Mund të të ndodhë ty dhe kjo dëmton shumë jetën tënde.

Që nuk do të shikosh fishekzjarrë.

Mos prisni të jetë një gjë e madhe hera e parë. Ndonjëherë ju krijoni fantazi në mendjen tuaj për një kohë të gjatë, dhe kur seksi ndodh atëherë zhgënjeheni.

Që duhet të kishe pritur të të dilte pija.

“Mendova se do të më ikte ankthi dhe emocionet nëse do të pija disa gota para, por në fakt kjo tregoi se nuk isha gati dhe nuk duhet ta kisha bërë”, ka rrëfyer një femër që ka pasur të njëjtën përvojë.

Që do të duhet pak kohë derisa të ndihesh mirë.

Hera e parë e dytë apo edhe e tretë mund të mos duket e kënaqshme për ju, derisa të kthehet në një rutinë që do t’jua kërkojë vetë turpi.

Që edhe partneri juaj ka frikë gjithashtu.

Ti nuk je e vetmja që ke frikë. Edhe partneri është i frikësuar sesi do të shkojë hera e parë me ty dhe a do të kënaqë sa duhet. Mos harroni, meshkujt merakosen për performancën.

Që do t’ju dhembë por mund të përballohet.

Mos e shihni nga kjo anë. Po, dihet që do të ketë dhimbje por nëse e mbani mendjen atje, do të humbë e gjithë magjia.

Që nuk duhet t’i kishe thënë njeriu tjetër përveç shoqes së ngushtë.

Edhe pse po vdisni të tregoni për eksperiencën që ju pret, është më mirë të flisni me njerëz të besuar pasi nuk dihet sesi do të shkojë gjërat.

Shpërndaje në: