Çfarë duhet të bëni nëse ju ka mbetur diçka në fyt dhe jeni vetëm? (Video)
Studimi, i udhëhequr nga Artur Luczak dhe i publikuar në revistën Resuscitation, sugjeron dy mënyra se si graviditeti ndihmon në heqjen e ushqimit të mbetur në fyt që i bllokon kanalet e frymëmarrjes.
Vizatimi i avancuar shkencor që shihet në fotografinë kryesore i tregon dy pozita të cilat mund t’i provoni nëse nuk e keni askënd afër për t’ju ndihmuar, transmeton Telegrafi.
Metoda e parë është e njëjtë me pozicion e jogas, përderisa e dyta është shumë më e mirë nëse keni karrige për balancë.
Pozicioni me kokë poshtë ndihmon në heqjen e pështymës dhe lëngjeve tjera të cilat mund ta bllokojnë në vazhdimësi qarkullimin e ajrit gjatë kohës kur iu ka ngecur diçka në fyt, e veçanërisht nëse objekti është gjysmë i fortë.
Posa të jeni me kokë poshtë, duhet t’i bëni presion barkut dhe shpinës, sikurse që kërkon ndihma e shpejtë.
Se si funksionon ndihma e shpejt në raste të tilla, por që kërkon ndihmën e tjetrit, mund të shihet këtu.