Çfarë duhet të bëni nëse jeni shëruar nga koronavirusi

Çfarë duhet të bëni nëse jeni shëruar nga koronavirusi

Çfarë duhet të bëni dhe si të silleni nëse e keni kaluar koronavirusin e ri? A jeni i mbrojtur tani, nga çfarë duhet të bëni kujdes – këto janë vetëm disa nga çështjet që shqetësojnë njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19.

A duhet të mbanë maska njerëzit që shërohen nga sëmundja?

Mbajtja e maskës në hapësira të mbyllura, por edhe jashtë në situata të caktuara kur nuk është e mundur të mbash distancë fizike dhe të zbatosh masa për parandalimin e virusit, në vend është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse kanë apo jo koronavirus.

Epidemiologët bëjn me dije se edhe ata që janë shëruar nga COVID-19, në javët e para pas shërimit duhet të mbajnë maska, në mënyrë që të mos e ekspozojnë organizmin tashmë të dobësuar nga rreziqet e tjera.

Sa herë mund të dhurojnë plazma gjaku të kuruarit nga koronavirusi i ri?

Në vend, dhurues të plazmës së gjakut mund të jenë të gjithë personat që janë rikuperuar nga koronavirusi midis moshës 18 dhe 60 vjeç, dhe nëse peshojnë më shumë se 60 kg. Është e nevojshme të testohen dy herë dhe të kenë dy teste negative. Pas 21 ditësh të testit të dytë negativ ata mund të dhurojnë plazmën e gjakut. Procesi i dhurimit zgjat 40 deri në 60 minuta, ndërsa ata mund të dhurojnë përsëri plazma pas 15 ditësh, por akoma varet nga sasia e antitrupave në organizëm.

Sa kohë njerëzit e kuruar nga COVID-19 mund të jenë bartës të virusit?

Kur infektoheni me koronavirus, periudha mesatare e inkubacionit është pesë deri në gjashtë ditë, maksimumi 14. Megjithatë, është treguar që sëmundja mund të zgjasë më gjatë, me pacientë të caktuar që janë ngjitës deri në katër javë. Kjo, thonë ekspertët, varet nga sasia e virusit në trup ose mund të jenë mbetjet e virusit që japin rezultat pozitiv.

Nga çfarë duhet të bëjnë kujdes pacientët e shëruar nga koronavirusi?

Pacientët që janë rikuperuar nga COVID-19 ose janë në proces shërimi duhet të mbrohen nga viruset dhe bakteret e tjera. Epidemiologët janë veçanërisht të shqetësuar për ata pacientë që i janë nënshtruar trajtimit në spital. Është e nevojshme që ata të pushojnë, të flenë sa duhet, të hanë siç duhet dhe t’u përmbahen të gjitha masave mbrojtjes – të përdorin maskë, higjenën e duarve dhe distancimin fizik.

Shpërndaje në: