Çfarë duhet të bëjmë për ta larguar ngjyrën e verdhë nga thonjtë

Çfarë duhet të bëjmë për ta larguar ngjyrën e verdhë nga thonjtë

Përdorimi i manikyrëve toksikë, të ushqyerit në mënyrë të pashëndetshme, infeksionet bakteriale të lëkurës, duhanpirja dhe problemet me mëlçinë janë disa prej shkaktarëve kryesore të zverdhjes së thonjve.

Nëse ndiheni keq me pamjen e duarve tuaja, ne ju tregojmë një metodë shumë interesante.

Në një filxhan kafeje shtoni 1 lugë çaji sodë buke, 1 lugë çaji vaj ulliri dhe lëng limoni sipas dëshirës.

Përzieni të tre këta përbërës dhe me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thonjtë për  pesë minuta. Ky trajtim duhet provuar për të paktën 1 muaj.

Sekreti i tij ?

Limoni ka veti zbardhuese dhe vitaminë C, vaji i ullirit përbëhet nga acide yndyrore Omega-3 që ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën, kurse antioksidantët e sodës së bukës luftojnë radikalet e lira.

 

Shpërndaje në: