Çfarë drejtimi duhet të zgjedhni në universitet nëse dëshironi të bëheni miliarder
Nëse qëllimi juaj është të bëheni miliarder, atëherë më mirë është të zgjedhni të studioni inxhinieri ose të gjeni një punë si agjent i shitjes.
Të paktën kështu thonë hulumtimet nga agjencia britanike e rekrutimit ‘Aaron Wallis Sales Recruitment’, e cila e ka ekzaminuar listën e revistës ‘Forbes’ me 100 personat më të pasur në botë për të zbuluar se çfarë ata kanë studiuar, cila ka qenë puna e parë e tyre, dhe sa të pasur janë bërë.
Raporti ka zbuluar se 75 nga 100 personat më të pasur në botë kanë një diplomë shkolle, ndërkaq 22 prej këtyre 75-ve kanë studiuar inxhinieri.
53 nga 100 personat më të pasur gjithashtu kishin filluar të punonin në një biznes jo familjar, ku 19% kishin punuar në rolin e agjentit të shitjes dhe 17% kishin filluar si tregtar aksionesh.
Njëkohësisht, 17 nga top 100 miliarderët në botë e kishin filluar karrierën duke e krijuar biznesin e tyre.
Këto janë pesë drejtimet universitare më të zakonshme që zgjedhen nga miliarderët:
1: Inxhinieri – 22 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
2: Biznes – 16 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
3: Financa dhe Ekonomi – 11 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
4: Drejtësi – 6 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
5: Shkenca kompjuterike – 4 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
Dhe këto janë pesë punët e para që i kanë bërë miliarderët para se të bëheshin kush janë sot:
1: Agjent i shitjes – 10 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
2: Tregtar aksionesh – 9 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
3: Zhvillues softueri – 5 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
4: Inxhinier – 5 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
5: Analist – 4 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
Rob Scott, drejtor në kompaninë ‘Aaron Wallis Sales Recruitment’ ka deklaruar: “Sot jemi duke e parë se pothuajse të gjithë njerëzit më të rëndësishëm në biznes janë të diplomuar dhe se diploma mund të jetë hapi i parë për t’ju përgatitur për karrierën që ju pret”.